E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kerry e Ban Ki-moon te vendosur per Sirine

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka ushtruar presion gjatë së enjtes, kundrejt koalicionit opozitar të Sirisë dhe qeverisë së presidentit Bashar al-Assad, për t’u ulur në negociata mbi një zgjidhje paqësore të luftës civile të vendit, duke thënë se “nuk ka asnjë zgjidhje ushtarake”.

“Ka vetëm një zgjidhje politike, e cila ka nevojë për një lidership të fortë, që t’i ulë palët në tavolinë”, tha Kerry ndaj reporterëve, gjatë vizitës së parë të tij në OKB, si kryediplomat i Shteteve të Bashkuara. Duke pasur në krah Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, Kerry tha se ka siguruar ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, se administrata e Obama-s mbetet e angazhuar për një kohë të gjatë, edhe pse të vonuar dhe SiriaSiri, 100 mijë viktima nga konfliktiArmët kimike, misioni i OKB në Siri Siri, qyteti jetik në duart e rebelëve ende të papërcaktuar, ndaj një konference për paqe të sponsorizuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia. “Ne do të përpiqemi në maksimumin tonë, që kjo të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Kerry. Ban përforcoi thirrjen e Kerry-t për bisedimet e paqes, duke thënë se ai, së bashku me të dërguarin në Siri, Lakhdar Brahimi, “nuk do të kursejnë asnjë përpjekje” për të thirrur takimin e Gjenevës, së shpejti. Duke pohuar se numri i të vdekurve në Siri tashmë i ka kaluar të 100 mijë, Ban bëri thirrje për dhënien fund të “veprimeve ushtarake e të dhunshme”. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›