E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kerry në Japoni, bisedon për krizën koreane

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka mbërritur në Tokio, për të biseduar me zyrtarët e Japonisë për krizën në Korenë Veriore.

Dje, Kerry ishte në Kinë, ku u takua me zyrtarët e lartë të këtij vendi dhe ranë dakort se diplomacia është mënyra më e mirë për deatomizimin e Gadishullit Korean.

Megjithatë, zyrtarët kinezë nuk kanë thënë se a do ti bëjnë presion aleatit Koresë Veriore.

Koreja Veriore është kërcënuar kohëve të fundit me luftë bërthamore kundër Shteteve të Bashkuara.

Tensionet në gadishull kanë filluar “të ngrijnë” pas provës së tretë atomike të Koresë Veriore, në muajin shkurt dhe rrjedhimisht, sanksioneve të imponuara nga Kombet e Bashkuara kundër këtij vendi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›