E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kerry:Siria e Rusia të mbajnëpremtimet, Lavrov: Sulmi i kotë

Të tjera rreth shkrimit /VD Siria, letër në OKB:Dakord me Konventën Putin,letër NYT:Gazin e përdorën rebelët Assad: SHBA mos na kërcënojë, mos armatosë rebelët Siri, rebelët refuzojnë planin e Rusisë për armët kimike GJENEVË - "Ka pritshmëri të larta për një marrëveshje, që mund të shpëtojë jetë njerëzore. Por Rusia dhe Siria duhet të mbajnë premtimet": ka thënë Sekretari i Shtetit, John Kerry, duke takuar homologun rus, Lavrov.

"Nëse marrëveshja (mbi dorëzimin e armëve kimike siriane) dështon, përdorimi i forcës mund të jetë i nevojshëm", ka thënë Kerry.

Lavrov është shprehur i bindur se një sulm nuk ka më kuptim, duke siguruar se Moska është e vendosur për të ndërmjetësuar për një kompromis.

Ndërkohë, pak para deklaratës së Kerry, zv/zëdhënësja e DASH, Marie Harf ka bërë të ditur se SHBA nuk do të lejojnë, që Siria të përdorë aderimin në Konventën kundër armëve kimike si një taktikë vonuese. Opsioni i sulmit ushtarak është ende në tavolinë", u shpreh zv/zëdhënësja.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›