E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keshilla Mourinho Benitezit Perfito nga puna ime

Rafa Benitez duhet te dije te perfitoje nga puna e Jose Mourinhos te Interi. Kjo eshte keshilla e portugezit per spanjollin qe e pasoi ne krye te stolit zikalter. Ai mund te beje cte doje por mendoj se duhet te jete aq inteligjent sa te dije te perfitoje nga puna e paraardhesit te tij ne ekip. Duhet te beje kete ne vend qe te ndryshoje gjithcka. Edhe une kam bere te njejten gje kur kam mberritur ne nje klub te ri. Te njejten gje ka bere Pep Guardiola te Barcelona pas largimit te Frank Rijkaard. Per mua kjo do te thote te jesh trajner i zgjuar - deklaroi trajneri i Realit. Me pas fjale te mira per Milanin dhe Ibren Me mua u shpall golashenuesi me i mire i Serise A dhe eshte sjelle gjithnje mire. Mendoj se me te Milani ka bere nje goditje te madhe. Mezi pres te shoh se si Allegri ti vendose se bashku Paton Ronaldinhon Robinhon dhe Zlatanin. Ky Milan te fut paksa friken. Jam i bindur se do te jete kundershtari yne ne Ligen e Kampioneve pa harruar Ajaxin qe eshte nje skuader e shkelqyer.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›