E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli Bashkiak, PD-PS replika për rendin e ditës

Partia Socialiste ka kundërshtuar sërish në mbledhjen e sotme, rendin e ditës. Këshilltari i të majtës, Aldrin Dalipi ka kërkuar përgjigje për udhëzimin e ministrit të Brendshëm, duke propozuar zgjedhjen e anëtarëve të qarkut. Ndërkohë këshilltari i “Aleancës së Qytetarit”, Ferdinand Poni ka kërkuar procesimin me rendin e ditës, duke e cilësuar jo të drejtë qëndrimin e këshilltarëve të majtë.

“Duhet të jemi të gjithë së bashku në këtë mbledhje solemne. Kryetari do të vijë të vërtetojë vlefshmërinë e mandatit dhe të marrë detyrën”, u shpreh Poni. Ndërkohë e menjëhershme ka qenë replika nga këshilltarit socialist, Alfred Dalipi, duke iu drejtuar këshilltarit të djathtë, Ferdinand Poni.

“I them zotit Poni të ketë parasysh që grupi i Aleancës për të Ardhmen pëfaqëson një shumicë të qytetarëve, për këtë shkak duhet të jetë i kujdesshëm kur flet”, u shpreh Dalipi. Ndërkohë që në mbedhje ndodheshin edhe trojka e ambasadorëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›