E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keshilli Bashkiak debat per rrugen

Zgjerimi i rrugës së Elbasanit ka qenë në qendër të debateve në seancën e së mërkurës të Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Pas kërkesave të shumta të bëra nga këshilltarët socialistë, kryetari i bashkisë Lulzim Basha ka dhënë detaje mbi projektin në fjalë, duke dhënë garancinë e tij për transparencën.

“Ai segment rruge është rrugë kombëtare dhe gjendet në territorin e bashkisë. Është hapur tenderi për ndërtimin e kësaj rruge, pas miratimit të projektit nga këshilli i rrugëve. Shkalla e transparencës ka qenë maksimale, projekti ka qenë aty për ditë të tëra dhe tenderi u krye online. Sa Shkalla e transparencës ka qenë maksimale, projekti ka qenë aty për ditë të tëra dhe tenderi u krye online. Sa për shpronësimet, bashkia bisedoi një për një me çdo familje

Lulzim Basha
Kryetar i bashkisë së Tiranës për shpronësimet, bashkia bisedoi një për një me çdo familje”, ka deklaruar Basha.

Më tej kryetari i bashkisë ka prezantuar edhe për planin e institucionit të tij për rehabilitimin e zonës ku do të priten pemët, si dhe ka theksuar pa asnjë mëdyshje se rruga është një projekt që do të bëhet.

“Numri i pemëve të prera do të dhjetëfishohet brenda një kohe të shkurtër. Rruga do të bëhet, sepse është e domosdoshme. Nuk ka qytetar që thotë të kundërtën”, ka theksuar Basha.

Zgjerimi i rrugës Tiranë-Elbasan prej disa javësh ka qenë në qendër të debateve publike mes shoqërisë civile dhe pushtetit qëndror e lokal.

Kreu i qeverisë, Sali Berisha, tha dy ditë më parë se pas zgjerimit të rrugës Tiranë-Elbasan çdo gur që do të hiqet nga rrethimi i Pallatit të Brigadave do të rikthehet në vend.

Ndërsa përfaqësuesit e shoqërisë civile theksuan edhe një herë se përse duhet të ndërtohet një rrugë me 6 korsi në këtë zonë, ku rrethimi dhe gjelbërimi përreth Pallatit të Brigadave ka vlera të mëdha për trashëgiminë tonë kulturore.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›