E Diel, 1 Nëntor 2026

Këshilli Bashkiak kërkon Veliajn: Të marrë pjesë fizikisht në mbledhjen për ndarjen territoriale

Këshilli Bashkiak i Tiranës kërkon pjesëmarrjen e kryetarit Erion Veliaj në mbledhjen e 29 shtatorit, e parashikuar të zhvillohet në orën 15:00.

Për këtë qëllim, SPAK-ut dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve u është kërkuar të mundësojnë praninë e tij. 

Në shkresë kërkohet që Veliajt t’i jepet leje e përkohshme për të marrë pjesë fizikisht në mbledhje ose, nëse kjo nuk është e mundur, të lidhet online përmes videokonferencës.

 Sipas kërkesës, pjesëmarrja e kryetarit lidhet edhe me shqyrtimin e çështjeve të administrimit të Tiranës dhe projektligjit për ndarjen administrativo-territoriale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›