E Diel, 1 Nëntor 2026

Këshilli Bashkiak, votohet pr/vendimi për kazinotë në periferi, opozita bojkoton

Gazeta Shqip

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, e para pas tre muajsh, u votua projekt-vendimi për zhvendosjen e kazinove larg zonave të banuara, që përfshin edhe një taksim shtesë kazinove që veprojnë pranë qendrave të banuara në kryeqytet dhe jo në periferi të Tiranës. Ky vendim u mor vetëm me 28 votat e mazhorancës, ndërkohë që u shoqërua me debate mes palëve që çoi më pas në bojkot gjatë votimit nga ana e të majtëve.

Këshilltari i PS-së, Aldrin Dalipi ngriti akuza ndaj kryebashkiakut Basha duke e cilësuar mungesën thuajse 3-mujore të mbledhjes së Këshillit Bashkiak si antiligjore dhe në shkelje të të drejtave të qytetarëve.
Ndërkohë, në fjalën e tij, kryebashkiaku tha se me planin e ri urbanistik, kazinotë dhe lojërat e fatit do të vendosen në periferi, konkretisht në zonën e ish-uzinës së autotraktorëve në Shkozë dhe taksimi shtesë i kazinove që do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë qendrave të banuara, do të jetë një mënyrë për të nxitur zhvendosjen e shpejtë të tyre.

Më tej Basha fajësoi këto aktivitete për një sërë problemesh, kryesisht në qetësinë publike, duke theksuar se shtimi dhe shtrirja e kazinove gjithandej nëpër Tiranë, është bërë një problem publik i denoncuar vazhdimisht nga qytetarët.
9 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Këshilli Bashkiak, votohet pr/vendimi për kazinotë në periferi, opozita bojkoton burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›