Këshilli Kombëtar i Rinisë prezanton projektet fituese dhe përgatit thirrjen e re për projekte rinore

TIRANË, 7 nëntor/ATSH/ Në mbledhjen e katërt të Këshillit Kombëtar të Rinisë, u prezantuan projektet fituese të Thirrjes III për grante infrastrukturore nga Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore.
Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, njoftoi sot në rrjetet sociale se, gjatë këtij takimi, u vendos gjithashtu data për shpalljen e Thirrjes IV për projekte të reja rinore dhe u zhvillua një diskutim mbi Projektligjin për Vullnetarizmin.
Këshilli Kombëtar Rinor është një platformë kyçe për të forcuar angazhimin e të rinjve dhe për të siguruar që zëri i tyre të jetë pjesë e diskutimeve që nga fazat fillestare të projekteve me ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e tyre.
Mblidhet Këshilli Kombëtar i Rinisë 1 nga 12/r.e/