E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Këshilli Mbikqyrës redukton stimulin monetar, Sejko: Presionet e brendshme inflacioniste, rrezik për rritjen e çmimeve

Këshilli Mbikqyrës i Bankës Shqiptare miratoi raportin e ndërmjetëm të politikës monetare. Sipas Guvernatorit Gent Sejko, informacioni i ri, marrë në analizë ka rezultuar pozitiv duke sugjeruar se rritja ekonomike në vend ka qenë relativisht e shpejtë dhe e qëndrueshme gjatë gjysmës së dytë të vitit të shkuar. 

Për Sejkon, rritja ekonomike do të vijojë të mbetet në territor pozitiv ndërsa inflacioni do të vijojë të zbresë gradualisht drejtë objektivit gjatë vitit të ardhshëm. Rritja ekonomike sipas Sejkos po sjell edhe rritjen e çmimeve.

Situata pozitive e vërejtur së fundmi, bëri që Këshilli i Bankës së Shqipërisë të bëjë lëvizjet e fundit duke reduktuar stimulin monetar.

Këshilli Mbikqyrës gjykon se presionet inflacioniste që burojnë nga ambienti i brendshëm janë një faktor i rëndësishëm rreziku për respektimin e stabilitetit të çmimeve dhe më tej për rritjen afatgjatë të ekonomisë së vendit. 

Këto janë edhe arsyet pse  Këshilli vlerësoi të arsyeshme reduktimin e stimulit monetar nëpërmjet rritjes së normës bazë të interesit.

Guvernatori Sejko vëren se kjo lëvizje është në konsistencë me lëvizjet e fundit Bankave Qendrore Kryesore në botë.

Gazetar: Omer Saraçi

/rtsh/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›