Keshilli i Evropes denon varjen e nje gruaje
Keshilli i Evropes denoi sot varjen e nje gruaje te denuar me vdekje ne Iran. Sekretari i pergjithshem i Keshillit Torbjorn Jagland tha se eshte i trishtuar nga menyra jonjerezore ne te cilen eshte kryer ekzekutimi duke shtuar se edhe njehere e pame se sa pak regjimi i Iranit ka respekt per te drejtat fondamentale te njeriut.
Me heret avokati i Shahla Xhahedit tha se klientja e tij eshte varur pasi denimi eshte konfirmuar nga Gjykata Supreme.
Amnesty International i ka kerkuar Teheranit qe te pengoje ekzekutimin sepse ka thene qe ka baze te mire per te vleresuar se Xhahed ishte denuar gabimisht.
Xhahid e cila ishte ne te ashtuquajtur martese te perkohshme me ish futbollistin e kombetares iraniane Naser Mohamad Hani ishte denuar se e kishte vrare me thike gruan e perhershme te tij tete vjet me pare.