E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli i Ministrave miratoi ne mbledhjen e sotme nje numer vendime me rendesi. Keto vendime synojne krijimin e hapesireve ligjore per realizimin e nenshkrimit te Marreveshjes se Stabilizim Asociimi

Këshilli i Ministrave miratoi ne mbledhjen e sotme nje numer vendime me rendesi. Keto vendime synojne krijimin e hapesireve ligjore per realizimin e nenshkrimit te Marreveshjes se Stabilizim Asociimit, per mbeshtetjen ligjore per nxitjen e investimeve ne ifrastrukture,ne fushen e shendetesise, ne industrine pyjore etj.

Integrimi i Shqiperise ne Bashkimin Europian eshte prioritet kryesor i programit te Qeverise. Realizimi i ketij prioriteti kerkon dhe plotesimin e kritereve per negocimin dhe nenshkrimin e Marreveshjes se Stabilizim Asociimit". Qeveria vendosi ne mbledhjen e sotme te beje ndyshime ne vendimin per ngritjen dhe funksionimin e Grupit Negociator Shqiptar, per pergatitjen e Negociatave me Komisionin Europian dhe shtetet anetare te BE, per nenshkrimin e Marreveshjes se Stabilizim Asociimit. Ndyshimet behen pasi procesi i integrimit Europian kerkon koordinimin me te gjithe institucionet e Qeverise Shqiptare si dhe me Komisionin Europian dhe shtetet anetare. Permiresimi i akteve ligjore do te rregullojne koordinimin nderinstitucional per permiresimin e ndjekjes dhe zbatimit te hapave ne kuadrin e procesit te integrimit dhe do te krijojne hapesira te reja ne marredheniet me vendet e treta, pasi vetem komunitetet europiane dhe shtetet anetare te Bashkimit Europian, kane kompetencen per te negociuar dhe nenshkruar Marreveshjen e Stabilizim Asociimit.
Qeveria perseri per infrastrukturen rrugore. Nje shtese fondi prej 80 milion lekesh iu akorduan sot Bashkise se Tiranes nga Keshilli I Ministrave per nevojat emergjente ne vazhdimin e rikonstruksionit te Rruges se Kvajes, segementi rrugor, Shkolla Teknologjike-Kombinat, per sistemim asfaltim e ndricim pedonal, per rikontrusksion trotuaresh, ujesjelles dhe zgjerim i Bulevardit "Bajram Curri" per segmentin nga Ura e Elbasanit deri te Berryli" etj.
Nje tjeter vendim i rendesishem: u miratua marreveshja e huase, ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Bankes Europiane per Ndertim dhe Zhvillim, per financimin e rehabilitimit te rruges Elbasan – Librazhd me gjatesi 30,5 km, per te cilen do te investohen 17 milion EURO.
Vendime te tjera te rendesishme jane miratuar per Per shpronesimin, per interes publik, te pasurive te paluajtshme, qe preken nga zgjerimi i nenstacioneve Elbasan 400 KV, Elbasan 220 KV dhe nga ndertimi i linjes 220KV nga ndertimi i nenstacionit 400/110 KV, ne Zëmblak te Korçes. Ndertimi I ketyre nenstacioneve do te beje te mundur fuqizimin e kapacitetit importues te energjise elektrike dhe fuqizimin e sistemit te furnizimit me energji elektrike, etj.

Keshilli i Ministrave miratoi vendimin "Per disa shtesa dhe ndyshime ne vendimin nr. 215 date 16.5.2002 te KM "Per ngritjen dhe funksionimin e Grupit Negociator Shqiptar, per Pergatitjen e Negociatave me Komisionin Europian dhe shtetet anetare te BE, per nenshkrimin e Marreveshjes se Stabilizim Asociimit".
Integrimi i Shqiperise ne Bashkimin Europian kerkon dhe plotesimin e kritereve per negocimin dhe nenshkrimin e Marreveshjes se Stabilizim Asociimit" qe eshte prioritet kryesor i programit te Qeverise. Marrja e vendimit, nga Keshilli iÇeshtjeve te Pergjitheshme te Bashkimit Europian per hapjen e negociatave me Shqiperine per Marreveshjen e Stabilizim Asociimit" perben nje hap vendimtar drejt arritjes se ketij prioriteti. Por qe te arrihet kjo kerkohet edhe nje shperndarje e pergjegjesive, prandaj del i domosdoshem permiresimi i metejshem i funksionimit institucional.
Ky vendim ben shtesat dhe ndyshimet perkatese ne lidhje me kete qellim, pasi procesi i integrimit Europian kerkon koordinimin me te gjithe institucionet e Qeverise Shqiptare po ashtu edhe me Komisionin Europian dhe shtetet anetare. Prandaj synimi I ketij vendimi eshte permiresimi i akteve ligjore qe rregullojne koordinimin nderinstitucional per permiresimin e ndjekjes dhe zbatimit te hapave ne kuadrin e procesit te integrimit.
Vendimi, ne radhe te pare, ndryshon titullin e vendimit nr. 215 date 16.5.2002 te KM "Per ngriten dhe funksionimin e Grupit Negociator Shqiptar, per pergatitjen e Negociatave me Komisionin Europian dhe shtetet anetare te BE, per nenshkrimin e Marreveshjes se Stabilizim Asociimit". Ky ndyshim behet pasi ne marredheniet me vendet e treta, vetem komunitetet europiane dhe shtetet anetare te Bashkimit Europian, kane kompetencen per te negociuar dhe nenshkruar Marreveshjen e Stabilizim Asociimit.
Nje ndryshim tjeter qe ben vendimi eshte edhe ai i shtimit te pergjegjesive te Grupit Negociator, te detyres se keshillimit te institucioneve perkatese lidhur me procesin e negociatave. Kjo do te beje te mundur njohjen dhe qartesimin e institucioneve mbi rolin qe ato do te luajne ne procesin e negocimit dhe me pas te zbatimit te marreveshjes.

Gjithashtu vendimi percakton ne menyre te detajuar detyrat e anetareve te Grupit Negociator duke sanksionuar detyrimin e tyre per te bashpepunuar dhe bashkerenduar me Departamentin e Integrimit, prane Ministrit te Shtetit per Integrim, punen e tyre dhe te institucioneve qe ata perfaqesojne mbi projektimin dhe hartimin e strategjive, te planeve dhe projekteve te nevojeshme per zbatimin e detyrimeve te marra ne kuader te pocesit te Integrimit. Gjithashtu vendimi percakton edhe menyren e emerimit te anetareve te Grupit negociator si dhe shperblimin e tyre.

U miratua vendimi " Per nje shtese fondi, ne buxhetin e vitit 2002, miratuar per ministrine e Rregullimit te Territorit dhe te Turizmit, per Bashkine e Tiranes" .
Mbeshtetur ne kerkesen e Bashkise Tirane per nevojat emergjente ne vazhdimin e rikonstruksionit te Rruges se Kvajes, segementi rrugor, Shkolla Teknologjike-Kombinat (segementi nga tregu Ushqimor deri tek hyrja ne Kombinat) dhe sistemim asfaltim e ndricim pedonal, rikontrusksion trotuaresh, ujesjelles dhe zgjerim (ne krahun e Lanes) I Bulevardit "Bajram Curri" per segmentin nga Ura e Elbasanit deri tek Bryli", Bashkise Tirane i akordohet nje fond prej 80 milion lekesh. Akordimi i ketyre fondeve eshte i domosdoshem sepse keto jo vetem qe jane rruge kryesore dhe ndertimi i tyre permirson ndjeshem infrastrukturen e kryeqyetit por jane edhe objekte ne vazhdim.

Keshilli i Ministrave adoptoi gjithashtu edhe vendimin "Per miratimin, ne parim, te marreveshjes se huase, ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Bankes Europiane per Ndertim dhe Zhvillim, per financimin e rehabilitimit te rruges Elbasan – Librazhd".
Fondi i marreveshjes se huase per financimin e rehabilitimit te rruges Elbasan – Librazhd, kap shifren 17 milion EURO. Ky segmet rrugor ka nje gjatesi prej 30,5 km. Nenshkrimi i kesaj marreveshjeje i hap rruge fillimit sa me shpejt te punimeve te ndertimit te ketij segmenti rrugor. Ndertimi i ketij segmenti rrugor eshte ndare ne dy kontrata te veçanta, Kontrata "A" financuar nga Qeveria Italiane me 4 milion EURO qe perfshin 8 km e para ne zonen urbane te Elbasanit dhe 22.5 km, nga dalja e qytetit te Elbasanit deri ne hyrje te Librazhdit, qe financohet nga BERZH-I me shumen 10 milion EURO.

Sot ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave u miratua vendimi "Per shpronesimin, per interes public, te pasurive te paluajtshme, qe preken nga zgjerimi i nenstacioneve Elbasan 400 KV, Elbasan 220 KV dhe nga ndertimi I linjes 220KV ndermjet tyre"
Bazuar ne Ligjin Nr. 8561, date 22.12.1999, "Per shpronesimet dhe marrjen ne perdorim te perkohshem te pasurise prone private per interes public", neni 5/1: me paraqitjen e kerekeses per shpronesim me interes publik nga subjekti I interesuar sh.a Korporata Elektroenergjitike Shqiptare" Tirane, ne Ministrine e Industrise dhe Energjitikes u krijua Komisioni I posacem I shpronesimit per ndjekjen dhen realizimin e proceduarve te ketij shpronesimi.
Interesi publik I realizimit te ketij shpronesimieshte zgjerimi I te dy nenstacioneve ekzistues dhe ndertimi I linjes se re 220 KV ndermjet tyre. Kjo do te beje te mundur fuqizimin e kapacitetit importues te energjise elektrike dhe fuqizimin e sistemit te furnizimit me enrgji elektrike.

Sot ne mbledhjen e Qeverise u miratua vendimi "Per shpronesimin, per interes publik, te pasurive te paluajtshme, qe preken nga ndertimi I nenstacionit 400/110 KV, ne Zëmblak"
Bazuar ne Ligjin Nr. 8561, date 22.12.1999, "Per shpronesimet dhe marrjen ne perdorim te perkohshem te pasurise prone private per interes publik", neni 5/1: me paraqitjen e kerkeses per shpronesim me interes publik nga subjekti i interesuar sh.a Korporata Elektroenergjetike Shqiptare" Tirane, ne Ministrine e Industrise dhe Energjetikes u krijua Komisioni I posacem I shpronesimit per ndjekjen dhen realizimin e proceduarve te ketij shpronesimi.
Interesi publik i realizimit te ketij shpronesimi eshte se, ndertimi i nenstacionit 400/110 KV do te beje te mundur fuqizimin e sistemit te furnizimit me enrgji elektrike ne kete rajon.

Sot ne mbledhjen e Qeverise u miratua vendimi "Per miratimin e perdorimit te fondit, te mbetur ne projektin e spitalit te pergjithshem te Durresit, sipas dokumentit te paraqitur nga fondi OPEC dhe Banka Islamike per zhvillim".
Projekti per ndertimin e Spitalit te pergjithshem te Durresit ka si qellim te permiresoje sherbimin shendetesor aktual dhe te ardhshem ne rrethin e Durresit dhe me gjere. Per realizimin e ketij projekti, shteti shqiptar mori kredine Nr.614P e Fondit OPEC per Zhvillimin Nderkombetar dhe Kredine Nr.1415H E Bankes Islamike per Zhvillim duke perfshire kontributin e shtetit shqiptar. Keshilli I Ministrave vendosi qe fondi prej 671 000 USD te mbetur ne projektin e spitalit te pergjithshem te Durresit te perdoret ne komponentin e punimeve civile, per nje permiresim me funksional te ketij spitali, sipas dokumentit te paraqitur nga OPEC dhe banka Islamike per Zhvillim.

Ne mbledhjen e saj te sotme Qeveria miratoi vendimin "Per miratimin e standarteve dhe te kushteve teknike, te projektimit dhe te zbatimit, ne fushat e industrise dhe te energjitikes, te cilat duhet te marrin statusin "Rregulla teknike" te detyrueshme per zbatim".
Nisur nga kushtet e marreveshjes se stabilizim Asociimit sipas se ciles standartet kane status vullnetar, nga anetaresimi I vendit tone ne OBT, kerkohet qe standartet dhe kushtet teknike te projektim-zbatimit qe kane te bejne me sigurine e jetes, shendetit dhe mbrojtjes se mjedisit, si dhe te atyre mallrave e produkteve qe perbejne elemente abuzive (me qellim parandalimin e praktikave mashtruese), duhet te marrin statusin e Rregullave Teknike te detyrueshme per zbatim. Per kete arsye Ministria e Industrise dhe Energjitikes ka hartuar programin e saj per t'I paraprire detyrave ne kete kuader, pra ne harmonizimin e legjislacionit tone teknik me ate te BE-se. Eshte kjo arsye qe merret iniciativa, per te kthyer ne rregulla teknike vetem ato standarte qe kane te bejen me sigurine e jetes, shendetit, mbrojtjes se mjedisit, si dhe te atyre qe perbejene elemente abuzive.

Keshilli I Ministrave miratoi vendimin "Per mbrojtjen dhe ruajtjen e pyjeve".
Sipas ketij vendimi nderpritet shitja e lendes se punimit, per nje periudhe te pacaktuar, me perjashtim te lendes drusore, qe rezulton nga trajtimi i pyjeve, me punime te detyrueshme permiresimi dhe i parcelave per prodhimin e druve te zjarrit. Ky vendim merret ne zbatim te programit te Qeverise, per t'i kushtuar me shume vemendje mbrojtjes dhe konservimit te pyjeve dhe mjedisit ne pergjithesi. Nje vendim i tille diktohet edhe per shkak te angazhimeve te Qeverise Shqiptare, ne kuadrin e detyrimeve nderkombetare dhe konkretisht te BE per minimizimin e prerjeve ilegale, si kusht per mbeshtetjen me projekte.

Ne mbledhjen e Qeverise u miratua vendimi "Per nje ndryshim ne vendimin Nr.236, date 06.06.1994, te Keshillit te Ministrave, "Per tarifat e kullotjes ne fondin kullosor te kullotave e pyjeve ne administrim te drejtorive te sherbimit pyjor e te kullotave dhe te komunave".
Kerkesa per ndryshimin e tarifave te kullotjes ne kullotat shteterore, vjen nga ndryshimet social-ekonomike qe kane ndodhur ne 8 vitet e fundit te zbatimit te vendimeve ne fuqi.
Ndryshimet per rritjen e tarifes se kullotes diktohet edhe per faktin se tashme ekzistojne edhe kullota private, per te cilat pronaret I vendosin tarifat e kullotes sipas kerkeses se ofertes. Rezulton se ato jane me te larta se tarifat shteterore.

Ne mbledhjen e sotme te Qeverise u miratua vendimi "Per miratimin, ne parim, te marreveshjes, ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes se Kroacise, per ripranimin e personave, qendrimi i te cileve eshte i paligjshem".
Projekti mbart deshiren e te dyja paleve ne zhvillimin e marredhenieve miqesore, nje zbatim te efekshem te legjislacionit perkates te dy vendeve ne lidhje me levizjen e personave si dhe garantimin e respektimin e te drejatve te njeriut. Projekti shpreh frymen e bashkepunimit ne baza te reciprocitetit dhe angazhimin per te parandaluar migracionin e paligjshem. Keto lloj marreveshjesh rregullojne juridikisht problemet e migracionit, parandalojne impakte kriminale ne kete fushe dhe ndikojne drejtperdrejt ne integrmin e Shqiperise ne planin Europian.

U miratua edhe vendimi "Per miratimin, ne parim, te protokollit te sesionit te dyte te Komisonit te perbashket Shqiptaro - Polak, per bashkepunimin ekonomik dhe tregtar".
Ne punimet e Sesionit do te diskutohet niveli i marredhenieve te deritanishme ekonomike tregtare. Po ashtu do te diskutohen perspektivat e bashkepunimit per vitin ne vazhdim ne fusha te ndryshme. Ne fushen e minierave, te industries nxjerrese dhe perpunuese te bakrit dhe mineraleve te tjera, do te diskutohet gjithashtu rreth mundesive per bashkepunimin per realizimin e studimeve te perbashketa te projekteve lidhur me mbrojten e mjedisit, apo ne fushen e gjeologjise inxhinierike. Interes paraqet gjithashtu diskutimi lidhur me arritjen e nje marreveshje "Per Sherbimet Ajrore", si edhe realizimi i trajnimeve ne fushen e trasportit detar. Nenshkrimi i Marreveshjes veterinare dhe asaj fito-sanitare, si dhe vendosja e lidhjeve midis insitucioneve kerkimore- shkencore shqipatre me homologet e tyre polake, jane disa nga drejtimet ku do te perqendrohet diskutimi per mundeisne e bashkepunimit ne fushen e bujqesise. Tema me interes per diskutim gjate punimeve te Sesionit dhe qe perfaqsojne drejtime per bashkepunim ne te ardhmen, jane edhe ato qe lidhen me financat, nenshkrimin e nje marerveshjeje te bashkepunimit doganor, shekmbimin e eksperiences ne fushen e legjislacionit tatimor, administrimit te tatimeve dhe kompiuterizimit, sikurse edhe ne fushen e turizmit per shkembim eksperience lidhur me legjislacionin rregulllues te aktiviteteve turistike, mbi zhvillimin e zonave turistike, etj.

U miratua vendimi "Per miratimin, ne parim te marreveshjes ndermjet Keshilit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Xhamahirise se Madhe Arabe, Libiane, Popullore, Socialiste, per nxitjen dhe mbrojten e ndersjellte te investimeve".
Ne kuadrin e vendosjes ne baza ligjore te marredhieve te bashkepunimit dypalesh, u miratua dhe nenshkrimi i marreveshjes perkatese per Nxitjen dhe Mbrojtjen Reciproke te Investimeve me Libine. Marreveshja synon intesifikimin e bashkepunimit ekonomik nepermjet nxitjes dhe mbrojtjes se investimeve reciproke mbi bazen e perfitimit te ndersjellte. Marreveshja parashikon edhe trasferimet qe kane te bejne me investimin. Keto trasferime mund te kryehen lirisht, pa vonese dhe ne monedhe lirisht te konvertueshme.

U adoptua vendimi "Per miratimin, ne parim, te marreveshjes se Grantit "Asistence kujdesi ne Shqiperi", ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe UNHCR-se".
Levrimi i ketij granti do te beje te mundur vazhdimin e mbulimit te aktiviteteve te Zyres per Refugjate dhe Qendres Pritese te azilanteve ne Babrru edhe per vitin 2003. Pas perfundimit te financimit te veprimtarise nga UNHCR per Zyren e Refugjateve dhe Qendren Pritese te Azilanteve, ne vitin 2004 keto aktivitete do te financohen me fondet e Qeverise Shqiptare.

U miratua vendimi "Per disa ndryshime ne vendimin Nr 160, date 25.4.2002, te Keshillit te Ministrave, "Per lejimin e Ministrise se Mbrojtjes te perdore proceduren "Prokurim i drejteperdrejte", per riparimin dhe prodhimin e teknikes se artilerise e armeve".
Ristrukturimi i Foracve te Armatosura, shoqerohet edhe me ndryshime ne kompletimin e strukturave te ushtrise me armatim. Ndryshimi ne kete vendim konsiston, ne zvendesimin e riparimit te topave 57mm, te cilet dalin jashte strukturave te ushtrise, me topat 37mm me dy gryka dhe me prodhimin e sistemeve te ndricimit per keto lloje topash. Ky ndryshim qe i behet VKM nr.160, date 25.04.2002, "Per lejimin e Ministrise se Mbrojtjes te perdore proceduren, "Prokurim i drejteperdrejte", per riparimin dhe prodhimin e teknikes se artilerise e armeve". Shoqeria Anonime "Riparim Artilerie" eshte e vetmja nderrmarrje me drejtim special dhe e destinuar, per plotesimin e nevojave te ushtrise, per riparimin dhe prodhimin e teknikes se artilerise e armeve.

U miratua vendimi "Per miratimin, ne parim, te marrevshjes, ndermjet Ministrise se Mbrojtjes se Republikes se Shqiperise dhe Ministrise se Mbrojtjes Kombetare te Republikes se Greqise, per ndertimin e godines se Komandes dhe te mjediseve te akomodimit te personelit, si dhe thellimin e kanalit hyres dhe te basenit te bazes detare te Bisht-Palles".
Ne kuadrin e bashkepunimit dypalesh me Republiken e Greqise nga pala greke eshte propozuar lidhja e nje marreveshje te re: "Per ndertimin e Godines se Komandes dhe Mjediseve te Akomodimit te Personelit si dhe te Thellimit te Kanalit Hyres dhe Bazenit te Bazes Detare te Bisht Palles" me shpenzimet e pales greke. Kjo marreveshje do te permbaje:statusin e verpimatrise dhe personelit te pales greke qe do te siguroje asitence per kryerjen e puneve te lartpermendura, pergjegjsite e pergjthshme te Pales Greke dhe te pales shqiptare, pershkrimin e pergjithshem te puneve qe do te zbatohen, detaje te procedures per perpunimin dhe miratimin e studimeve teknike perkatese, grafikun e punimve te ndertimit, buxhetin dhe burimet e financimit, sigurimin nga Pala Greke me personelin qe do te kete autoritetin dhe pergjegjsite e mbikqyrjes se punimve dhe koordinimit te aktiviteteve me Palen Shqiptare. Me nenshkrimin e kesaj marreveshje do te behet e mundur thellimi I kanalit hyres e bazenit te ankorimit ne nje nga bazat me te rendesishme te vendit tone ne ate te Bisht Palles si dhe do te ndertohet ne nivele bashkekohore ndertesa e Komandes dhe mjediset e akomodimit per personelin ushtarak dhe civil te kesaj baze.

U miratua vendimi "Per nje ndryshim ne vendimin nr. 828, date 30.12.1998, te Keshillit te Ministrave, "Per shtijen e mjeteve dhe teknikes luftarake te ushtrise, te dala jashte perdorimit ne formen e skrapeve", ndryshuar me vendimin Nr.444, date 26.9.2002, te Keshillit te Ministrave".
Ne zbatim te planeve te ristrukturimit te Forcave Detare dhe te reduktimit te numrit te anijeve ne inventar, shume nga anijet kane dale jashte perdorimit luftarak. Dy nga keto Nendetese, me VKM nr. 828 date 30.12.1998 "Per shtijen e mjeteve dhe teknikes luftarake te ushtrise te dala jashte perdorimit ne formen e skrapeve" eshte vendosur te shiten ne formen e skrapit. Nisur nga historiku i Brigades se nendetseve ne Pashaliman te Vlores dhe popullaritetit qe ka fituar njera perj ketyre nendestseve, qe njihet si Nendetsja 105, u miratua vendimi per te ndryshuar destinacionin e tyre dhe kthimin e ketyre mejteve ne objekte muzeale. Keto nendetse megjithese kane dale jashte perdormit si mjete luftarake dhe kane humbur cilesine luftarke, kane ruajtur vlera te medha historike duke qene simbol i Luftes se Ftohte. Keto nendetse do t'i shtohen inventarit te Muzeut te Forcave Detare prane Akademise se Detarise, Vlore. Ato do te qendrojne te akostuara ne gjrin e Vlores, perballe hyrjes se Akademise se Detarise.

Keshilli I Ministrave miratoi ne mbledhjen e sotmr vendimin "Per disa ndryshime ne vendimin Nr.605, date 13.10.2001, te Keshillit te Ministrave, "Per kurset e Formimit profesional, te kualifikimit e specializimit ne akademine e policies "Arben Zylyftari".
ky vendim ka per qellim qe, nepermjet disa ndryshimeve te Vendimit te Keshillit te Ministrave Nr.605, date 13.10.2001 "Per kurset e formimit profesional, te kualifikimit e te specializimit ne Akademine e Policise "Arben Zylyftari" te permiresohen ne nje periudhe kohore te shkurter nivelet e kualifikimit e te specializimit te nje pjese te konsiderueshme te personelit te policies se Shtetit, rekrutuar vite me pare. Me nivelet e sotme te formimit e te kualifikimit nuk garantohet plotesisht sherbimi policor profesional, treguesit e rendit, te sigurise e te luftes ndaj krimit, abuzimit me ligjin dhe rastet e korrupsionit dhe rrjedhimisht ndikon ne vazhdimin me tej te reformes ne policine e Shtetit, sepse kualifikimi I kesaj kategorie punonjesish te policies ka te beje dhe me kriteret e zbatimit te ligjit per vendosjen e gradave ne Policine e shtetit.

U miratua vendimi "Per nje ndryshim ne vendimin Nr 636, dt 8.10.1998, te Keshillit te Ministrave, "Per krijimin e Komitetit Shqiptar per lehtesimin e procedurave te tregtise se jashtme, Alba-Pro".
Megjithe arritjet e vleresueshme te deritanishme te ALBA-PRO-se shihet si nje domosdoshmeri rritja e pergjegjsive te komunitetit biznesor ne aktivitetet dhe vendimarrjen e komitetit. Per kete arsye u be ndryshimi i Vendimit te Keshillit te Ministrave duke kaluar kryesimin e Komitetit ALBAPRO prane Dhomes se Tregtise dhe Industrise. Kjo nderrmarrje eshte shume pozitive edhe per faktin qe Komiteti ALBAPRO ne kete ndryshim do te jete i unifikuar me te gjithe rajonin e SECI-t ku komitetet PRO punojne dhe jane struktura te vendosura pra, Dhomes se Tregtise dhe Industrise.

Sot ne mbledhjen e Qeverise u miratua vendimi "Per nje shtese fondi ne buxhetin e vitit 2002, miratuar per Drejtorine e Pergjithshme te Rezervave te Shtetit"
Ne zbatim te VKM me numer 439 date 24/09/2002 "Per kalimin ne administrim te Drejtorise se Pergjithshme te Rezerves se Shtetit te ndihmave te ndryshme, per perballimin e emergjences civile", Rezerva e Shtetit u ngarkua per pritjen dhe shperndarjen deri ne destinacion te ndihmave humanitare te ardhura nga vende te ndryshme donatore, si dhe per shperndarjene mallrave gjendje r.sh, ne zbatim te VKM numer 456 date 23/09/2002 "Per shperndarjen falas te mallrave rezerve shteterore ne qarqet ku eshte shpallur gjendje e fatkeqesise natyrore". Gjithashtu Rezerva e Shtetit ka transportuar tere sasine e bukes masive (44.5 ton) per ne komunat e prefektures Lezhe, si dhe ka marre ne dorezim dhe transportuar mallrat e dhuruara nga biznesi vendas, per te ndihmuar ne perballimin e situates emergjente ne zonat e permbytura. Per keto arsye Keshilli i Ministrave miratoi vendimi per t'i akorduar nje shtese fondi ne buxhetin e vitit 2002.

Keshilli i Ministrave miratoi sot edhe vendimin "Per kalim fondesh buxhetore per pagesen e TVSH-se te projekteve ne varesi".
Ministria e Bujqesise dhe Ushqimit eshte perfituese e 14 projekteve, te cilat menaxhojne fondet buxhetore me kontribut te donatoreve te huaj dhe te Qeverise Shqiptare. Aktualisht kjo ministri ka detyrime te palikujduara ndaj doganave. Keshilli I Ministrave vendosi qe Ministrise se Bujqesise dhe Ushqimit, ne buxhetin e miratuar per vitin 2002, ne zerin "Investime" tí shtohet nje fond per perballimin e pageses se TVSH-se te projekteve te varesise.

U miratu gjithashtu vendimi "Per likujdimin e detyrimeve financiare te prapambetura, per Zyren e Perfaqesimit te Turizmit ne Prishtine, Kosove, per vitin 2002".
Zyra e Perfaqesimit te Turizmit ne Prishtine, Kosove u hap me 15 janar 2001, ne kuader te zbatimit te te politkave te Qeverise Shqiptare, me qellim forcimin e rritjes se bashkepunimit turistik me Kosoven, per thithjen e investimeve dhe kryerjen e promocionit turistik. Sipas vendimit do te behen likujdimet e detyrimeve financiare te prapambetura.

U miratu gjithashtu vendimi "Per likujdimin e pagave dhe detyrimeve te prapambetura te ish – ndermarrjes se prodhimit te çimentos, ne Fushe – Kruje".
Sipas ketij vendimi ngarkohet Ministria e rregullimit te Territorit dhe Turizmit te likujdoje pagat e dhe detyrimet e prapambetura per ish-punonjesit e ndermarrjes se prodhimit te çimentos ne Fushe – Kruje, te cilet punuan per likujdimin e ndermarrjes, si dhe per ruajtjen e saj.

Sot ne mbledhjen e qeverise u miratua vendimi "per nje shtese fondi ne buxhetin e miartuar per vitin 2002, per komisionin qendror te zgjedhjeve , per financimin e fushates zgjedhore per zgjedhjet e pjeseshme per deputetet ne zonen elektorale Nr.52, Elbasan".
Mbeshtetur ne dekretin e Presidentit te Republikes se Shqiperise, z.Alfred Moisiu Nr.3556, date 14.11.2002 "Per caktimin e dates se zgjedhjeve te pjeshme ne zonen zgjedhore nr. 52 eshte vendosur zhvillimi I zgjedhjeve per deputet ne ket zone, me date 15 dhjetor 2002. Per kete arsye Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ne buxhetin e viti 2002 i shtohet nje fondi qe te perballoje te gjitha shpenzimet e nevojshme.

Ne mbledhjen e sotme te Keshillit te Ministrave u miratua vendimi "Per pagesen e studios ligjore POLVERINI nga Drejtoria e Sherbimit te Trupit Diplomatik"
Pagesa do te perdoret per vazhimin e procedurave gjyqsore pasi rrezikohet te humbase pronesia e 10 apartamenteve qe jane blere prej vitesh ne Itali per banimin e personelit te ambasades sone atje. Ne kushtet e cenimit te pronesise, me miratimin e Ministrise se Puneve te Jashtme, ambasada ne Rome ka angazhuar nje firme avokatore qe do te mbroje interesat e shtetit shqiptar ne gjyq.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›