E Enjte, 5 Nëntor 2026

Këshilli teknik, dritë jeshile për 15 fshatra të Bashkisë Kolonjë

Këshilli teknik ka miratuar përmes një mbledhje online projektin e detajuar për ujësjellësin e 15 fshatrave të Bashkisë së Kolonjës. Prej vitesh këto fshatra kanë vuajtur mungesën e ujit të pijshëm. Kryerari I kësaj bashkisë Erion Isaj, bën me dije se ditën e sotme ka nisur tenderimi për këto fshatra. Pjesa  më problematike mbetet zona e Çlirimit dhe Blushit, ku sipas tij asnjëhërë nuk ka pasur ujë nëpër shtëpi, por vetëm çezma publike, pasi nuk ka rrjet.

Kryebashkiaku  Isai përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan “Boshanj, Blush, Navoselë, Kabash, Kodras, Taç qendër, Taç poshtë, Prodan, Gjonç, Barmash, Sanjollas, Radanj, Vrepckë, Radat janë fshatrat e tjerë që miratuam në mbledhjen e këshillit teknik të Agjencisë Kombëtare të Kanalizimeve.

I japim fund problemit të furnizimit me ujë në Kolonjë” përfundon postimi i Isait. Aktualisht po punohet me ujësjellësin rajonal të Kozelit i cili deri tani ka ecur me rritme të kënaqshmë dhe pritet që në mes të dhjetorit të nisë shtrirja e rrjetit në të  17 fshatrat që shtrihen rreth tij me 24 orë ujë, si dhe dyfishim të prurjeve për qytetin Ersekë. Synohet që brenda fundit të vitit 2021 e gjithë Kolonja me 7 njësitë administrative të plotësohet me ujësjellësa, për të pasur 24 orë ujë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›