E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilltari i partisë së Nikoliqit dogji 20 objekte

Policia e Vrajës në jug të Serbisë ka njoftuar sot se ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për një sërë djegiesh të automjeteve private dhe incidente të tjera në këtë qytet, transmeton agjencia Beta.

Në aksionin e sotëm policor janë arrestuar katër persona me emrin e njëjtë Millosh, por me mbiemra të ndryshëm, nga të cilët njëri nga ta Millosh Mlladenoviq, i quajtur “zhaba”, është këshilltar i Partisë Progresiste Serbe të presidentit serb Nikoliq në asamblenë komunale të Vrajës, ndërsa që në mesin e të arrestuarve është edhe Dejan Nikoliq, i quajtur “kantar”, për të cilin dyshohet se është pronar i disa bastoreve ilegale në Bujanoc e Preshevë.

Muajin e kaluar në këtë qytet janë regjistruar disa raste të djegieve të qëllimshme, kurse në shënjestër ishin automjetet e politikanëve, njerëzve të biznesit e qytetarëve të rëndomtë, si dhe djegia e disa objekteve biznesore. Në një rast i është vënë zjarri një lokali hotelier, por nga zjarri i përhapur është djegur edhe teatri i qytetit./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›