E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ketsana mberrin ne Vietnam, 32 viktima

Pas ishujve Filipine stuhia tropikale “Ketsana” ka perfshire me pare nga c’ishte parashikuar nga meteorologet Vietnamin duke shkaktuar te pakten 32 te vdekur.

Stuhia me erera te forta ka perfshire qytetin e Danang ne qender te vendit ku jane regjistruar edhe viktimat e para. Vec te vdekurve stuhia ka lene mijera te pastrehe dhe dhjetra persona jane raportuar te zhdukur.

Sipas autoriteteve “Ketsana” eshte stuhia me e fuqishme qe ka goditur vendin ne 30 vitet e fundit. Para mberritjes se stuhise nga zona qendrore e Vitenamit ushtria vendase ka shperngulur rreth 170 mije persona.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›