E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këtu ruhen sekretet e gjithë botës online (FOTO)

Google u ka dhënë mundësinë njerëzve që të hedhin një shikim brenda qendrave të të dhënave për shërbimet e saj.

Këtu ruhen të gjithë të dhënat për kërkimet në internet, për videot që shohim apo për e-mailet që shpërndajmë.

Këto qendra ndodhen sa në Ajova në SHBA e deri në Finlandë.

Qindra mijëra servera, kabllo ngjyra- ngjyra e madje edhe biçikleta në mënyrë që inxhinierët të lëvizin më shpejt.

Google thotë se shumë pak njerëz kanë hyrë brenda këtyre qendrave dhe arsyeja është e thjeshtë: të ruhet sa më mirë privacia e të dhënave.

Kjo është hera e parë që njerëzit mund të shohin ku ruhen sekretet e tyre.

Google po ndërton qendra për serverat e saj edhe në Hong Kong, Tajvan, Singapor dhe Kili.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›