Khamenei: Rënia e Asadit nuk do ta dobësojë Iranin

Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei ka deklaruar se dobësimi i “rezistencës” anti-izraelite pas përmbysjes së Bashar al-Assad në Siri nuk do ta pakësojë fuqinë e Teheranit.
“Disa, të pavetëdijshëm për kuptimin e rezistencës, imagjinojnë se kur rezistenca dobësohet, Irani islamik gjithashtu do të bëhet i dobët… Irani është i fortë dhe i fuqishëm dhe do të bëhet edhe më i fuqishëm”, thotë Khamenei.
Sipas Khameneit, “pushtues” të ndryshëm në Siri po ndjekin qëllime të ndryshme.
“Synimet e tyre janë të ndryshme. Disa prej tyre po kërkojnë të kapin tokat e Sirisë veriore apo jugore. Amerika po kërkon të forcojë pozicionin e saj në rajon”, thotë ai.
/rtsh.al/