E Diel, 1 Nëntor 2026

Khamenei punëson ish presidentin iranian, Ahmedinexhad

Lideri supreme iranian, Ayatollah Ali Khamenei e ka emëruar ish presidentin Mahmud Ahmedinexhad në trupin më të lartë të arbitrazhit politik të këtij shteti.

Në njoftimin që tregon për këtë emërim, Khamenei,ka lavdëruar përpjekjet e vlefshme të Ahmedinexhadit si president.

Në komunikatë që është postuar në faqen e tij të internetit, Khamenei ka thënë se duke e pasur parasysh përvojeën e bollshme që e ke arritur gjatë tetë viteteve të përpjekjeve të vlefshme, unë të emërojë ty si anëtar të Këshillit të Dobishëm.

Ky Këshill udhëhiqet nga ish presidenti Akbar Hashemi Rafsanjani, një kritik i ashpër i Ahmedinexhadit.

Ky trup politik, që ndërmjetëson në mes të parlamentit dhe Këshillit të Gardianëve, organi më i rëndësishëm legjislativ i Iranit, dominohet nga konservatorët dhe luan rolin e organit këshilldhënës për Khamenei.

Khamenei e ka fjalën e fundit në të gjitha çështjet kryesore shtetërore.

Ahmedinexhadi e ka përfunduar madantin e tij të shtunën, kur presidenti i ri, Hassan Rohani, është betuar si udhëheqësi i ri i këtij shteti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›