E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ki Moon: Situata ne Irak eshte permiresuar

Sekretari i pergjithshem i Kombeve te Bashkuara, Ban Ki Moon ka deklaruar se situata e sigurise ne Irak eshte permiresuar gjate vitit te kaluar, por mbeten serioze kercenimet qe vijne nga grupet militante me qellim te provokimit te dhunes sektare.

Ne nje raport per Keshillin e Sigurimit, Ki Moon tha se zyrtaret irakiane kane bere te ditur se forcat lokale te sigurise jane te gatshme te marrin persiper pergjegjesite e forcave nderkombetare te udhehequra nga Shtetet e Bashkuara.

Por, kreu i OKB-se theksoi se forcat e armatosura kundershtare, si Al Kaeda dhe ekstremiste te tjere, vazhdojne te tregojne se kane kapacitete per te kryer sulme te fuqishme.

Ki Moon pranoi se procesi i pajtimit ne Irak mbetet “i ndjeshem”, por u beri thirrje irakeneve qe t’i mos dorezohen frikes ose hakmarrjes dhe ne vend te kesaj se bashku t'i zgjidhin ceshtjet ne fushen politike, elektorale, ekonomike dhe shoqerore.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›