E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ki-moon ne Turqi mesazh kunder Assad

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, do të mbërrijë të premten në Turqi, në kuadër të një turi rajonal, i përqendruar gjerësisht në konfliktin sirian.

Ban do të vizitojë disa kampe refugjatësh në jug të vendit, ku mbi 200 mijë sirianë janë zhvendosur, si rrjedhojë e luftës civile 20-mujore.

Gjithashtu, Ki-moon do të takohet në Ankara me kryeministrin Recep Tayyip Erdogan.

Vizita e tij në Turqi vjen pas paralajmërimeve të presidentit Obama se përdorimi i mundshëm i armëve kimike në Siri do të përbente “vijën e kuqe”, përtej të cilës komuniteti ndërkombëtar do të ishte i detyruar të SiriaArmet kimike në Siri, reagon PanetaAl-Assad, strehim politik në Amerikën e Jugut?Washington: Siria po mendon për përdorimin e armëve kimike ndërhynte.

Sekretari i Përgjithshëm i është bashkuar gjithashtu këtij paralajmërimi, duke theksuar se përdorimi i armëve të tilla “do të kishte pasoja serioze”.

Duke folur nga kryeqyteti iraken, Bagdadi, gjatë të enjtes, Ban theksoi se përdorimi i këtyre armëve do të “legjitimonte vendosjen e Assad përballë drejtësisë ndërkombëtare”.

Ai shtoi se i ka adresuar një letër personale Al-Assadit, duke i kërkuar që të shamngë metoda të tilla ekstreme dhe brutale, për të fituar luftën në vend.

Vizita e Ki-moon në Turqi vjen edhe pasi NATO aprovoi vendosjen e raketave “Patriot” në jug të vendit, për të siguruar vendin aleat nga çdo kërcënim që mund t’i kanoset si rrjedhojë i konfliktit në Sirinë fqinje.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›