KiE: Opozita në Kuvend, komision për zgjedhjet

Opozita të futet në Kuvend, ngritje të komisionit hetimor parlamentar dhe zgjidhja e kërkesave të opozitës nëpërmjet këtij komisioni mbështetur në kushtetutë. Ky ishte konkluzoni dhe këshilla që Mevlut çavushoglu, President i Asamblesë së Këshillit të Evropës dha sot publikisht në një konferencë pë shtyp si përmbyllje të takimeve dhe negociatave për zgjidhjen e krizës politike në vend.
Ndërkaq, delegacioni nuk ka dhënë asnjë rekomandim për çështjen e hapjes së kutive duke theksuar se presin progres nga partitë politike për këtë çështje.
"Ne shpresojmë në hapa pozitivë që do merren në lidhje me çështjen e kutive. Ne shpresojmë se do bëhet progres në lidhje me këtë çështje, ndaj nuk e kemi përfshirë në deklaratën tonë. Jam e sigurt se palët do arrijnë zgjidhje. Nëse ata nuk e bëjnë ne do propozojmë rekomandimet tona", deklaroi presidenti i Asamblesë së KiE, Mevlut Cavusoglu.
Cavusoglu i bëri apel opozitës të kthehet në Kuvend, por jo vetëm për një ditë. "Ndaj kemi propozuar që kreu i komisionit hetimor të jetë nga opozita, me të cilën ka rënë dakord edhe mazhoranca. Opozita duhet të kthehet në Kuvend", pohoi ai.