KiE: Pozitive hyrja e PS në Kuvend

Strasburg, 1 mars, NOA Këshilli i Asamblesë Parlamentare të Evropës përshëndet futjen e opozitës shqiptare në parlament dhe u bën thirrje të gjitha forcave politike të punojnë së bashku brenda tij.
Lajmi është konfirmuar përmes një deklarate të bërë nga kreu i këtij institucioni, Mevlüt Kavusoglu, aipsa të cilit kthimi i opozitës në parlamentin shqiptar javën e kaluar mund të merret si një shenjë e rëndësishme politike.
"Megjithatë, unë shpresoj në mënyrë të
vendosur se ky hap pozitiv nuk ishte një ndikim nga jashtë dhe se ai do të
shënojë fillimin e pjesëmarrjes të vazhdueshme të të gjitha forcave politike në
punën e parlamentit", thuhet në këtë deklaratë.
Më tej, Kavusoglu ai ka shtuar se është shumë i kënaqur që ky zhvillim vjen pas
vizitës së fundit të delegacionit të KiE në vendin tonë, duke synuar në
mbështetjen e procesit të zgjidhjes së situatës aktuale politike dhe duke ndihmuar
presidentin Topi në rolin e tij i ndërmjetësimit dhe përpjekjet e tij për të
rivendosur dialogun politik.
Ai i inkurajoi më pas udhëheqësit e dy partive,
Socialiste dhe Demokratike, për të bërë përpjekje të mëtejshme për të nxitur
dhe forcimin e dialogut politik në vend.
"Dialogu parlamentar është i një rëndësie të madhe për funksionimin
demokratik të institucioneve të shtetit dhe jetik për reformat që duhet të
adresohen pa vonesë," tha ai.
Në fund, ai shprehu shpresën se delegacioni shqiptar në Këshillin e Evropës do
të përfundojë së shpejti dhe se anëtarët e opozitës do të marrë pjesë aktive në
punën e Asamblesë Parlamentare.
n.e/NOA