KiE diskuton per Kosoven

Korrupsioni, krimi i organizuar dhe niveli i ulët i zbatimit të ligjit
janë sfidat ku duhet të përqendrohet Kosova, thuhet në një raport i cili
do të diskutohet të martën në Strasburg.
Raporti do të prezantohet në mbledhjen e Këshillit të Evropës nga anëtari i Asamblesë Parlamentare të këtij institucioni, Bjorn Von Sidow.
Sipas “RTK”, raporti po ashtu vë në dukje se shqetësuese në Kosovë mbeten edhe liria e shprehjes dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut.
Von Sidow do të kërkojë gjithashtu miratimin e një rezolute në të cilën pikë kryesore është vendosja e kontakteve direkte mes Kosovës dhe KiE-së.
Para diskutimit në asamble, në komisionin për politikë të jashtme të KiE do të raportojnë deputetët e Kuvendit të Kosovës, Hydajet Hyseni dhe Vjosa Osmani.
Këshilli i Evropës është një organizatë panevropiane që merret kryesisht me mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut. 34 nga 47 shtete anëtare të këtij institucioni e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.