Kievi: 10 mijë ushtarë ukrainas kanë humbur jetën që prej fillimit të pushtimit rus

Ukraina thotë se rreth 10,000 ushtarë të saj kanë vdekur në luftë që nga fillimi i pushtimit rus në fund të shkurtit. Sipas tyre, rreth 100 ushtarë humbin jetën në luftime çdo ditë dhe me qindra të tjerë plagosen.
Qeveria ukrainase thotë po ashtu se më shumë se 30,000 trupa ruse kanë vdekur. Vlerësimi i inteligjencës në Mbretërinë e Bashkuar është më i ulët, më shumë se 15,000.
E gjithë lufta e Afganistanit 1979-1989 i kushtoi ushtrisë sovjetike rreth 15,000 jetë.
Autoritetet ruse nuk kanë dhënë asnjë shifër zyrtare për humbjet e tyre të luftës në Ukrainë që nga 25 marsi, kur thanë se 1,351 ushtarë dhe oficerë kishin vdekur./ BBC
/rtsh.al/