E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kika kam qenë gjithmonë i njëjti

19/02/10 16:29

Hakiu ka biseduar me Seldin për Jetmirin. Ai i ka thënë që ai ka bërë shumë dredhira në shtëpinë e re dhe ka menduar se Kika po bën të njejtën gjë në shtëpinë tjetër. Ai ka vazhduar ti thotë që aty çdo gjë është e monitoruar 24 orë dhe ata kanë për ta parë se gjatë gjithë kohës ai ka qënë i njëjti dhe nuk ka bërë lojë. Ai i thotë që ai do të kishte dashur ta shikonte këtë gjë dhe tek ndonjë nga banorët që ai ka besim. Seldi e pyet kë për shembull dhe ai i thotë duke filliar që nga ai (për Seldin). Seldi i thotë që ai ska dashur dhe nuk do njeri sipër vetes, në kuptimin e mirë të fjalës. Pra që nuk do ta komandojë njeri. Kika i ka thënë që ai nuk e harron që kur ka qënë në vështirësi Seldi e ka ndihmuar të hapë sytë dhe pse është vetëm 23 vjeç. Ai i ka thënë që ai kurrë nuk është munduar ti bëjë banorët e rinj kundër grupit tjetër, përkundrazi i ka thënë që duhet të shkonin të komunikonin me ata njerëz. Kika thotë për Jetmirin që ato që bën vetë Jetmiri është munduar tja hedhë atij. Seldi i ka thënë që ai do të dëshironte që Kika tia tregonte lidhjet dhe sistemet që nga zanafilla, që tek Gjimi. Çfarë ka dashur ai të bëjë. Kika i është përgjigjur që Gjimi është përdorur dhe kushdo që të ishte futur në lojën e tij, do të kishte mundur ta përdorte. Por e gjithë kjo është bërë për të nxjerrë Kikën nga kontrolli. Por ai i thotë që vetëm njëherë ka rënë pre e provokimeve dhe ai nuk i ka folur askujt për të bërë plane. Erioni, i cili sapo ka ardhur i thotë të mos mërzitet por Kika i thotë që ai është i qetë me veten dhe kjo situatë e ka bërë më të fortë. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›