Kikia: BE kërkoi ligje, PS bëri sikur.., tani BE kërkon zbatimin. Si është e vërteta?

I ftuar në emisionin “Ngjarja Kryesore” në RTSH 1, drejtuar nga Sonila Agostini, gazetari Mentor Kikia u shpreh se Bashkimi Evropian tashmë po i kërkon qeverisë shqiptare zbatimin e ligjeve të BE-së dhe pasojat që ato kanë pas përshtatjes.
“Vetë procesi I integrimit në vetvete për qytetarët shqiptar nuk kanë rëndësinë e objektivit final që është integrimi por kanë rëndësinë e procesit bën vijimësi sepse çdo hap e procesit do të thotë rritja e mbikëqyrjes së BE-së mbi vendin tonë”.
Kikia tha se BE-ja është karta e vetme elektorale që ka sot Rama në fushatë por në BE nuk hyhet me votë por duke përmbushur kushtet.
“BE-ja na mbështet por… kjo por,…ka qenë gjithmonë aty. Shqipërisë nuk I ka munguar asnjëherë mbështetja politike por kërkohet plotësimi i kushteve. Nëse deri tani kanë qenë kushte vetëm përafrimi I legjislacionit me BE, ndërsa tani me hapjen e negociatave nuk ka më ti thuash Bashkimit Evropian ja ku janë ligjet, por monitorohet efektet e këtyre ligjeve. Sepse me zbatimin e ligjeve të BE-së vjen dhe paketa financiare”.