E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kili “në luftë” me flakët, 15 viktima, mijëra të evakuuar

Numri i të vdekurve nga zjarret që kanë përfshirë dy provinca në jug të Kilit ka arritur të paktën 15, ndërsa më shumë se 50,000 persona janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre.

Presidenti në largim i Kilit, Gabriel Boric, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në zonat e prekura.

“Duke marrë parasysh zjarret serioze që po shpërthejnë, kam vendosur të shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore për provincat Nuble dhe Biobio,” njoftoi ai përmes rrjeteve sociale.

Zjarret në pyje shpërthyen të shtunën e kaluar, duke u përhapur me shpejtësi nga temperaturat e larta dhe erërat e forta.

Sipas Agjencisë Pyjore të Kilit (CONAF), forcat e zjarrfikësve po përballen me 24 fronte aktive në të gjithë vendin, me zjarret më të mëdha që vazhdojnë në Nuble dhe Biobio, ku u shpall gjendja e jashtëzakonshme./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›