E Diel, 1 Nëntor 2026

Kili sekuestron mbi 200 fosile në një kontejner nga Madagaskari: Të zhdukura rreth 66 milionë vjet më parë –

Zyrtarët doganorë në Kili zbuluan dhe sekuestruan më shumë se 200 fosile molusqesh të zhdukura. Ato u zbuluan në një kontejner transporti nga Madagaskari, i cili ishte deklaruar se përmbante zbukurime shtëpiake.

Amonitët janë molusqe të lidhura ngushtë me oktapodët dhe kallamarët që u zhdukën rreth 66 milionë vjet më parë.

“Amonitët e sekuestruar, të cilët datojnë rreth 110 milionë vjet më parë, u gjetën midis ngarkesës së një kontejneri të dërguar nga Kina që dyshohet se mbante zinxhirë, varëse dhe zbukurime shtëpiake prej qelqi, “tha Drejtoria Kombëtare e Doganave e Kilit.

“Speciet e mbrojtura të zbuluara nga Dogana mbërritën në kuti kartoni, të mbështjella me gazeta dhe revista nga Madagaskari”, tha agjencia në një deklaratë.

Specialistët nga Muzeu i Historisë Natyrore San Antonio në Kili konfirmuan se objektet ishin fosile origjinale.

Autoriteti doganor i Kilit tha se po pret një përgjigje për një kërkesë dërguar qeverisë së Madagaskarit për të konfirmuar origjinën e fosileve dhe për të përcaktuar nëse vendi afrikan do të kërkojë zyrtarisht riatdhesimin e tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›