E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kili sonda arrin te minatoret

Pas me shume se dy muajsh ne nentoke minatoret e bllokuar ne Kili jane tashme vetem nje hap larg perqafimit te njerezve te dashur.

Disa nga te afermit e tyre shperthyen ne lot kur sonda arriti te shpoje muret e ndarjes qe ne njefare menyre u be shpetimi i ketyre njerezve pas shembjes ne minieren e San Hozese ne 5 gusht.

Lajmi ka bere xhiron e televizioneve te ndryshme boterore qe transmetuan live pamjet nga miniera.

Tani zyrtaret pritet te vendosin sesi do te veprojne ne vazhdim nese do ti terheqin minatoret lart nepermjet kanalit te hapur me diameter aq sa te mund te kaloje nje njeri cka sjell rrezik nga masivet e ekspozuara shkembore apo do te presin sa ai te vishet me nje tubacion celiku.

Vince gjigante jane sjelle ne zonen e shpimit qe te ulin mbeshtjellesen prej metali nese kjo do te jete e nevojshme. Kjo do te thote se perpjekjet per te nxjerre minatoret permes tunelit do te kerkojne disa dite kohe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›