E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kim Jong Un: Edhe dialog edhe konfrontim me SHBA-në

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un deklaroi se vendi i tij duhet të jetë i përgatitur si për dialog ashtu edhe për konfrontim me SHBA-në.

Sipas agjencisë shtetërore koreano-veriore të lajmeve, KCNA, ”vendi duhet të përgatitet plotësisht për përplasje, theksoi Kim gjatë një takimi të Komitetit Qendror të Partisë së Punëtorëve në pushtet”.

Kim u tha udhëheqësve të lartë se ata duhet të “mbrojnë dinjitetin e shtetit dhe interesat e tij për zhvillim të pavarur si edhe të sigurojnë me besueshmëri mjedisin paqësor dhe sigurinë e shtetit”.

Regjimi koreano-verior u pa si një sfidë për administratën e re të Biden çka e shndërroi  Phenianin në një nga çështjet më të ngutshme të politikës së jashtme të Uashingtonit.

Vitin e kaluar, presidenti Joe Biden e ka quajtur Kim Jong Unin një “huligan”, por, me vendin e izoluar komunist, presidenti amerikan po ndjek atë që Shtëpia e Bardhë e quan një “qasje të kalibruar dhe praktike”./ATSH

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›