E Diel, 1 Nëntor 2026

Kim Jong il trupi ne nje pallat-muze

Autoritetet në Korenë e Veriut kanë njoftuar se trupi i liderit Kim Jong il do të vendoset në mënyrë të përhershme në një pallat në kryeqytetin e Penianit.

Trupi i tij do të vendoset në Pallatin Përkujtimor Kumsusan, përkrah trupit të babait të tij, Kim Il sung, kanë bërë të ditur autoritetet.

Gjithashtu, ka plane për ndërtimin e dy kullave përkujtimore në nder të tij dhe ditëlindja e tij më 16 shkurt do të shënohet si “Dita e Yllit që Ndrit”.

Kim Jong il vdiq nga një atak në zemër më 17 dhjetor në moshën 69-vjecare. Trupi i tij u vendos në pallatin zyrtar përpara funeralit të tij më 28 dhjetor.

Vendimi për të ruajtur trupin e tij u mor për të treguar dëshirën unanime dhe kërkesën e fortë të partisë për të respektuar figurën e tij si lider i përjetshëm.

Pallati Përkujtimor Kumsusan ishte shtëpia e presidentit të përjetshëm Kim Il sung para se të kthehej në një mauzoleum pas vdekjes së tij.

“Ylli që Ndrit” mendohet të jetë një referencë për raketat e ndërtuara nga Koreja e Veriut në bazë të politikës së Kim Jong il për të financuar ushtrinë.

Pas vdekjes së tij, pushteti komunist i vendit me fuqi të varfër bërthamore i ka kaluar të birit Kim Jong un, që është rreth 20 vjec dhe nuk ka fare eksperiencë në fushën e politikës.

Megjithatë, ai ka mbështetjen e figurave të afërta me babain e tij, të cilët pritet t’i sugjerojnë politikat që duhet të ndërmarrë në fushën e brendshme dhe atë të jashtme.

Disa ditë më parë, pasi Seuli shprehu shpresën se me vdekjen e Kim Jong il raportet me Veriun do të merrnin një kthesë të re, Peniani shuajti shpresat duke u bërë thirrje ndërkombëtarëve që: “të mos presin ndryshim”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›