E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kim Kardashian konfirmon se është shtatzënë

Lajmi tashmë është konfirmuar dhe Kim Kardashian po e pret fëmijën e saj të parë me të dashurin, Kanye West. Lajmin e ka konfirmuar Kanye gjatë një koncerti në, Atlantic City të dielën mbrëma ndërkaq, aty ndodhej edhe vet Kim.

Gjersa ishte në skenë ai tha: “Ndaleni muzikën dhe bëni pak zhurmë për nënën dhe beben këtu “ duke bërë me gisht nga Kim.

Kim është në javën e 12 të shtatzanisë ndërkaq, lajmit për ardhjen e një anëtari të ri në familjen Kardashian, i’u kanë gëzuar posaqërisht motrat e Kimit.

“ Më vjen të bërtas! Një tjetër engjull po vjen në familjen tonë. Jam shumë e emocionuar”, ka shkruar Kourtney në Twitter.

Kim dhe Kanye, kanë tetë muaj që kanë filluar lidhjen. Çifti shpeshherë e ka potencuar se sa të lumtur janë me njëri tjetrin madje, ka qenë Kim ajo e cila pat thënë se do të donte që së shpejti të kishte edhe një fëmijë me reperin, dëshirë kjo që po i plotësohet./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›