E Diel, 1 Nëntor 2026

Kinë, “Morakot” evakuon një milionë persona

Autoritetet kanë kryer evakuimin e më shumë se 470 000 personave në provincën Zhejiang dhe të 480 000 personave në provincën Fujia në mënyrë për të parandaluar ndonjë rrezik të mundshëm nga tajfuni që pritet të nisë të dielën pasdite.

Sipas shërbimeve meteorologjike kineze, tajfuni e ka humbur fuqinë, por këto dy provinca do të përfshihen nga shirat dh erëra të forta.

Në Zhejiang janë mbyllur një numër i madh rrugësh.

Pasi ka goditur ishullin Taiëan, ''Morakot'', tajfuni i tetë në Kinë për këtë vit do të drejtohet drejt kontinentit kinez, thuhej në një komunikatë të publikuar në faqen e iternetit të administratës meteorologjike kineze.

Në ishullin Tajvan, tajfuni ka shkaktuar një të vdekur dhe të paktën 29 të zhdukur.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›