E Diel, 1 Nëntor 2026

Kina: Kombet janë të lira të zgjedhin modelet e AI-së që dëshirojnë

Kina ka deklaruar se vendet kanë të drejtë të zgjedhin në mënyrë të pavarur partnerët dhe modelet e inteligjencës artificiale sipas kushteve kombëtare dhe nevojave të tyre zhvillimore, ndërsa kundërshtoi atë që e quajti “përballje blloqesh” në këtë sektor.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje lidhur me raportimet se qeveria amerikane planifikon t’u dërgojë letër vendeve që kanë nënshkruar “Deklaratën Amerikane për Mundësitë në Inteligjencën Artificiale”, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Lin Jian, paralajmëroi të mos i bashkohen nismave që Washingtoni i konsideron të papajtueshme me kërkesat e tij dhe theksoi se inteligjenca artificiale është fryt i mençurisë kolektive dhe një pasuri e përbashkët e gjithë njerëzimit.

Sipas tij, një qasje e tillë do të ndihmonte që inteligjenca artificiale të bëhej “një nxitës i rëndësishëm për prosperitetin e përbashkët dhe sigurinë e përbashkët”.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›