Kina bojkton Bankën Botërore dhe FMN-në
Konflikti me Japoninë për cështjen e sovranitetit mbi një grup ishujsh në Detin e Kinës Lindore, ishin shkaku i bojkotit që Guvernatori i Bankës Qendrore kineze i bëri një takimi të rëndësishëm mes drejtuesve të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore në Tokio.
Vendimi tregon edhe njëherë tjetër se sa të tensionuara janë marrëdhëniet mes dy vendeve për këtë cështje. Guvernatori i Bankës Qendrore kineze, Zhou Xiaochuan përvec pjesëmarrjes pritej të mbante edhe një fjalim mbi situatën ekonomiko-financiare globale.
“U informuam para dy ditësh se axhenda e Guvernatorit të Bankës Popullore të Kinës mund të pengojë pjesëmarrjen e tij në këtë forum. Tani mësuam se zëvendësi i tij, Ya Gang do të mbajë fjalimin e tij vjetor”, citohen nga BBC burime nga FMN-ja.
Përvec guvernatorit, takimi pritet të bojkotohet edhe nga katër bankat të tjera kineze që zotërohen nga shteti si dhe nga vetë Ministri i Financave, Xie Xuren.
Tensionet mes Kinës dhe Japonisë janë përshkallëzuar së fundmi pas njoftimit të Tokios për blerjen e ishujve Senkaku apo Dayaivo të njohur ndryshe nga Kina.