E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina braktis Phenianin

Nga Express me 30 nentor 2010 ne ora 1210

Ndersa Wikileaks po boton me shume porosi diplomatike sekrete te amerikaneve nje prej tyre sugjeron se Kina mund te mbeshtese ribashkimin e Koreve.
Dy zyrtare te nivelit te larte kineze theksuan se i kane thene nje homologu i Korese se Jugut se Kina e vlereson shume pak Korene e Veriut si nje aleat dhe se gadishulli duhet te vije nen kontrollin e Jugut - per sa kohe qe shteti i ri nuk eshte armiqesor ndaj Kines.
Eshte e qarte nga keto porosi te bera publike se disa kineze nuk e konsiderojne Korene e Veriut si nje aleat te perdorshem por sugjerimi se qeveria kineze do te braktiste Phenianin ka pak besueshmeri theksojne analistet.
Kjo supozohet te jete thene nga nje zyrtar i larte jug-korean gjate nje dreke me ambasadorin amerikan atje.
Ai i ka thene zyrtarit amerikan se Koreja e Veriut ishte shkaterruar ekonomikisht dhe se do te shperbehej edhe politikisht brenda dy tre viteve por analistet thone se parashikime te tilla jane bere edhe ne kohen e Kim Il Sunit te atit te Kim Jong Ilit.
Keto mesazhe nuk japin fakte konkrete ne te cilat bazohen zakonisht diplomatet per te kuptuar se cfare ndodhe ne Korene e Veriut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›