E Diel, 1 Nëntor 2026

Kina feston Vitin e Ri

Miliona persona kanë festuar Vitin e Ri Hënor, ose siç njihet ndryshe Vitin e Ri kinez, festa më e rëndësishme për shumicën e aziatikëve.

Në mesnatë, në Kinë u shënua hyrja në vitin e Gjarpërit dhe u “përcoll” ai i Dragoit.

Rreth 200 milionë persona kanë udhëtuar drejt Kinës për të kaluar Vitin e Ri me familjarët e tyre dhe ky është migrimi më i madh i planetit.

Festa do të vazhdojë përgjatë gjithë javës dhe administrata shtetërore së bashku me bizneset private nuk punojnë në këtë periudhë.

Gjarpëri në Kinë shihet si simbol i zgjuarsisë dhe bukurisë, por gjithashtu simbolizon krenarinë dhe zemërimin.

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›