E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina kundërshton kritikat e Clintonit

Kina ka hedhur poshtë kritikat nga Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, se Kina dhe Rusia po pengojnë përpjekjet për zgjidhjen e konfliktit në Siri me mbështetjen që i japin Presidentit Bashar al-Assad.

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme kineze, Liu Weimin, tha se komentet e Clintonit janë “plotësisht të papranueshme”.

Ai tha se Kina ka mbështetje të gjerë në radhët e komunitetit ndërkombëtar për qëndrimin e saj ndaj Sirisë dhe se çdo përpjekje për të fajësuar Pekinin do të dështojë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›