Kina mbështet Serbinë

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremic ka thënë se ka marrë garanci nga Pekini se do të vazhdojnë të mbështesin qëndrimin serb karshi statusit të Kosovës.
Gjatë vizitës së tij në Kinë, Jeremic është takuar me homologun e tij kinez, Yang Jiechi me të cilin ka biseduar edhe për Kosovën.
“Kina është mbështetësi më i madh sa i përket qëndrimit tonë ndaj Kosovës. Ky është një inkurajim i madh për Serbinë që të vazhdojmë luftën për të mbrojtur sovranitetin e shtetit”, ka thënë Jeremic.
Në një bisedë për FoNet, Shefi i diplomacisë serbe ka thënë se janë duke biseduar me zyrtarët kinezë për të harmonizuar qëndrimet ndërkombëtare për rastin e Kosovës.
Ky zyrtar serb ka thënë se janë duke punuar për të ndaluar anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, pasi sipas tij, Kosova nuk është shtet sovran.