Kina mbeshtetje per Korene e Veriut

Presidenti i Kinës u zotua për lidhje të forta me Korenë e Veriut,
ndërsa shtohet tensioni mes dy Koreve si pasojë e testit të dështuar të
raketës nga Peniani.
Premtimi i Hu Xhintaos u bë gjatë një takimi në Pekin me delegatët koreanoveriorë të partisë së punës. Zotimi i Kinës për mbështetje dhe miqësi vjen ndërsa koreja komuniste ka kërcënuar me aksione të paprecedent kundër Koresë së Jugut. Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ngritur dyshim për Kinën, duke thënë se se një pjesë e raketës së Koresë komuniste ishte me origjinë kineze.
Kina është aleati më i afërt i Koresë së Veriut dhe partneri i saj më i madh tregtar. Megjithë influencën e saj të madhe mbi këtë shtet, Kina ka shmangur thirrjet ndërkombëtare që i kërkojnë të bindë autoritetet e Koresë së Veriut të heqin dorë nga provokimet e tyre. Ndërsa tensioni në rajon është tejet i lartë dhe mundësia e një lufte gjithnjë e më e afërt, Kina deklaroi se bashkë me Korenë komuniste do të përpiqet të ruajë paqen dhe stabilitetin në rajon.