Kina nuk pranon raportin e fundit të Pentagonit
Pekin - Kina e cilëson një deformim të vrazhdë raportin e fundit të Pentagonit lidhur me forcat e saj ushtarake. Në raportin vjetor për Kinën, Pentagoni e vlerësonte zhvillimin e ushtrisë kineze në fushën e energjisë bërthamore, në hulumtimet në gjithësi, dhe në hibernetikë, si një kërcënim për stabilitetin e Azisë.
Ministri i Jashtëm kinez, Çin Gang, deklaron se, “Ky është një deformim i vrazhdë i realitetit, prandaj Kina e kundërshton atë”. Ndërsa, zëdhënësi i Pentagonit, Xhef Morel, shprehet se duhet angazhim më i madh në kontaktet me Kinën, pasi sipas tij, Kinës i mungon transparenca në fushën e mbrojtjes.