E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kina ofronë 5 milionë juanë ndihmë humanitare për Ukrainën

Kryqi i Kuq Kinez do të ofrojë një grup ndihme humanitare me vlerë 5 milionë juanë (791,540 dollarë) për Ukrainën, e përbërë nga nevojat e përditshme, tha të mërkurën zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze Zhao Lijian raporton Reuters.

Pushtimi i Rusisë në Ukrainë muajin e kaluar ka bërë që mbi 1.5 milionë ukrainas të ikin jashtë vendit, ndërsa atyre që mbetën në qytetin e rrethuar ukrainas të Mariupolit po mbaronin shpejt pa energji elektrike, ngrohje, ushqim dhe ujë të pijshëm pas më shumë se një jave bombardimesh.

Kina ka refuzuar të përshkruajë aktivitetet e Rusisë në Ukrainë si pushtim. Rusia i quan veprimet e saj një “operacion special”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›