E Martë, 3 Nëntor 2026

Kina përfundon projektimin paraprak të reaktorit të shpejtë komercial të brezit të 4-t

Korporata Kombëtare e Industrisë Bërthamore e Kinës (CNNC) ka njoftuar që ka përfunduar projektimin paraprak të reaktorit të parë të shpejtë komercial të brezit të katërt prej 1 milion kilovatësh në vend, të quajtur “CFR1000”.

Njoftimi u bë të martën në një simpozium mbi zhvillimin e energjisë bërthamore të përparuar të mbajtur në Fuzhou, kryeqendër e provincës Fujian të Kinës Lindore.

Ky përparimi arrihet ndërsa Kina po vazhdon të kërkojë zhvillimin e kapaciteteve më të mëdha të energjisë së gjelbër për të fuqizuar ekonominë e saj, teksa ka bërë një varg përpjekjesh për të përmirësuar përbërjen e strukturës energjetike dhe për të përmbushur objektivat e saj për arritjen e kulmit dhe të anjanësimit të karbonit.

Zheng Yanguo, zv. kryeinxhinieri i CNNC-it, bëri të ditur se “CFR1000”, që ka një kapacitet të instaluar prej 1.2 milion kilovatësh, demonstron përputhje të plotë me kërkesat e teknologjisë së brezit të katërt për siguri, qëndrueshmëri dhe performancë ekonomike të përmirësuar.

Ekspertët thonë se zhvillimi i suksesshëm i “CFR1000” shënon një hap të madh përpara në përpjekjet e Kinës për të garantuar sigurinë energjetike, për të promovuar zhvillimin e gjelbër e me lëshim të ulët karboni, si edhe për të udhëhequr përparimin global në fushën e energjisë bërthamore të brezit të ardhshëm.

Kina e sheh zhvillimin e reaktorëve të shpejtë si një hap vendimtar në strategjinë e saj të zhvillimit të energjisë bërthamore me tre faza: “reaktorë termikë, reaktorë të shpejtë, reaktorë fuzioni”, u shpreh Zheng. Reaktori i parë eksperimental i shpejtë i Kinës u lidh me sukses me rrjetin më 2011.

Gjatë më shumë se dhjetë vjetëve të fundit, Kina ka zhvilluar në mënyrë të pavarur një gamë të plotë të teknologjive kryesore e mbështetëse dhe ka krijuar një zinxhir të plotë industrial për reaktorët e shpejtë në shkallë të gjerë, shtoi ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›