E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kina përshëndet përpjekjet e angazhuara për paqen në Ukrainë

Mënyra e përfundimit të çdo konflikti është negociata, ndaj Kina mirëpret të gjitha përpjekjet e angazhuara për paqen, tha të premten Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi ,gjatë eventit “Kina në Botë”, në kuadër të Konferencës së Sigurisë së Mynihut (MSC)

Sa i përket qëndrimit të Kinës ndaj krizës në Ukrainë, Wang theksoi se Kina ka mbështetur gjithmonë dialogun, konsultimet dhe zgjidhjet politike. Ai theksoi se kriza në Ukrainë nuk u krijua nga Kina dhe Kina nuk është palë e përfshirë në të, por njëkohësisht as nuk ka qëndruar pasive dhe as nuk ka përfituar prej kësaj krize. Kina ka bërë thirrje të vazhdueshme për zgjidhjen e krizës përmes dialogut dhe konsultimeve.

Kina mirëpret çdo përpjekje të përkushtuar ndaj paqes, përfshirë konsensusin për bisedimet e paqes të arritura midis ShBA-së dhe Rusisë. Vendi shpreson që të gjitha palët dhe faktorët e interesuar mund të marrin pjesë në procesin e bisedimeve të paqes në kohën e duhur.

Wang theksoi se Evropa duhet të luajë një rol aktiv në arritjen e paqes, të trajtojë shkaqet rrënjësore të krizës, të gjejë një kornizë sigurie të balancuar, efektive dhe të qëndrueshme, si edhe të realizojë paqen dhe stabilitetin afatgjatë në Evropë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›