E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kina rrit konsumin për festën 1 Maj

Gjatë pushimeve të festës së 1 Majit, të ardhurat nga turizmi i brendshëm në Kinë u shtuan me 138.1 % në krahasim me të njëjtën periudhë të 2020-s, duke arritur në 17.49 miliardë dollarë amerikanë dhe duke u rikthyer në masën 77 % të së njëjtës periudhë para epidemisë, njoftoi ministria.

Të dhënat nga “Ctrip”, platforma më e madhe kineze për rezervimin online të shërbimeve turistike, tregojnë se, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, gjatë festës së sivjetshme rezervimet e biletave të avionit u rritën me rreth 180 %, të hoteleve afro 40 %, kurse rezervimet për pikat turistike shënuan një rritje trefish.

Ndërsa sipas të dhënave për sektorin e restoranteve, numri i porosive në tre ditët e para të pushimeve të festës ishte më i larti në më shumë se gjysmë dekada. Në fushën e blerjeve, afro 500 milionë pako u dërguan në dy ditët e para të festës, me një rritje 26 %, sipas të dhënave nga Zyra Shtetërore e Postave.

Të ardhurat prej filmave të shfaqur në kinematë kineze gjatë pushimeve të Ditës së Punëtorëve i kaluan 1.6 miliard juanët, duke vendosur rekord për sa u përket shitjes së biletave, numrit të shikuesve dhe shfaqjeve të filmave gjatë kësaj periudhe. Ndërkohë, në periudhën e pushimeve vaksinimi masiv në mbarë vendin nuk u ndërpre, teksa qytetarët inkurajohen ta bëjnë vaksinën e COVID-19 sa më shpejt të jetë e mundur.

Mbi 100 mijë punonjës mjekësorë dhe vullnetarë po punojnë për të përshpejtuar procesin e vaksinimit. Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë, gati 284.6 milion doza të vaksinave të COVID-19 janë bërë në pjesën kontinentale deri të martën. Kina synon të vaksinojë 70 – 80 për qind të popullsisë deri në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm, sipas Qendrës Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›