E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina siguron Lojera te qeta Olimpike

Dite para fillimit te Lojerave Olimpike ne Pekin, autoritetet kineze kane thene se kane besim se atletet dhe spektatoret do te jene te sigurt megjithe sulmin ku humben jeten 16 police ne provincen veri perendimore te Xinjiangut te henen. Zedhenesi i komiteti organizues te Pekinit tha se ishin bere pergatitje per te perballuar cdo kercenim te mundshem ne objektet ku do te mbahen lojrat. Per afro nje vit tani, Kina ka thene se terrorizmi ne rajonin Xinjiang do te jete kercenim per lojera te suksesshme ne Pekin. Agjencia e lajmeve Chinois thote se dy vete paten si objekt police te ulur jashte kazermave prane nje hoteli. Ata hodhen eksplozive dhe thuhet se perdoren edhe thika me pas. 16 police u vrane dhe 16 te tjere u plagosen. Media kineze nderkohe ka fajesuar per sulmin separatistet myslimane.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›