E Diel, 1 Nëntor 2026

Kinë, 100 mijë të evakuar nga moti i keq

Mbi 100 mijë persona janë evakuar në Sicuan, në jug-perëndim të Kinës, për shkak të rritjes së nivelit të lumit Jangtze, si pasojë e motit të keq.

Pjesa e sipërme e lumit, më i gjati në Kinë, po arrin nivelin më të lartë që prej vitit 1987, ndërsa në pjesën qëndrore dhe atë të fundit niveli i ujit ka arritur mbi atë maksimal të regjistruar në 2003-shin.

Kryeministri kinez Wen Jiabao u ka bërë thirrje banorëve që të përgatiten për më të keqen. Përmbytjet këtë vit në Kinë kanë shkaktuar 742 të vdekur dhe 367 të zhdukur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›