E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kinë, 31 viktima nga virusi H7N9

Katër viktima të reja janë regjistruar në rajonin Fujian të Kinës si pasojë e një lloji të ri të gripit të shpendëve, përkatësisht virusit H7N9.

Autoritetet shëndetësore kanë thënë se totali i të viktimave nga ky viurs ka arritur në 31 persona.

Virusi, i cili fillimisht është raportuar në rajonin përreth kryeqytetit komercial, Shangai, është përhapur edhe në Fujian, në fund të prillit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se nuk ka prova se lloji i ri i gripit të shpendëve në Kinë është lehtësisht i transmetueshëm tek njerëzit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›