E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kinë, 41 të vdekur nga përmbytjet

Përmbytjet e tokës kanë vrarë të paktën 41 persona në provincën Shaanxi në veriperëndim të Kinës.

Numri i të vdekurve nga vala e motit të keq që goditi një pjesë të madhe të Kinës shkon në 187.

Një bilanc që është i destinuar të rritet pasi janë raportuar pothuajse 150 persona të humbur. Shirat e dendur që goditi rajonin javën e kaluar janë më të fortët që nga viti 1953, bejne te ditur autoritetet lokale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›