E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kine-BE Merkel kerkon te zbuse mosmarreveshjet

Angela Merkel është përpjekur të zbusë mosmarrëveshjet tregtare mes BE-së dhe Kinës.Kancelarja gjermane e bëri të qartë se dëshiron arritjen e një marrëveshjeje me Pekinin në lidhje me tarifat e importit si dhe shmangien e një lufte të dëmshme tregtare.

Kryeministri i Kines, Li Keqiang kishte shprehur me herët pakënaqësinë e tij me kontrollet e bllokut europian ndaj praktikave kineze te çmimit ne nje sere industrish. Bashkimi Europian kerkon rritjen e taksave mbi panelet diellore kineze dhe pajiset telefonike pas pretendimeve se po minojne rivalet ne menyre te pandershme. Merkel tani kerkon bisedime intensive mes BE-se dhe Kines. Gjermania, sipas saj, do ta perdore pozicionin e vet te pushtetit brenda bllokut per t'u siguruar qe keto bisedime te jene produktive. Sipas kancelares, kjo eshte nje ceshtje qe kerkon zgjidhje te shpejte sepse nuk besoj,- tha Merkel,- qe tarifat do te ndihmojne ndonjeren pale.   "Duhet t'i perdorim 6 muajt e ardhshem ne menyre shume intensive dhe Gjermania do te beje c`eshte e mundur per tu siguruar qe bisedimet te shenojne progres", tha Merkel.   Sipas kryeministrit kinez, çdo perpjekje per te vendosur tarifa do te shihet si akt proteksionizmi e mund te demtoje jo vetem konsumatoret, apo punetoret ne Kine por edhe vete industrite ne Europe.Kina eshte rreshtuar aktualisht para Japonise si fuqia e dyte ekonomike ne bote, por pritet qe shume shpejt ajo t`ia kaloje edhe Shteteve te Bashkuara e te zere vendin e pare. Gjermania është partneri më i rëndësishëm tregtar i Pekinit ne kontinentin e vjeter. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›